Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”? Muçollari flet në Quo Vadis

Pse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”? Muçollari flet në Quo Vadis

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetar më 23 maj, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha. I ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka folur për këtë moment në Partinë Demokratike. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se përse ndaj Sali Berishës nuk aplikohet “Neni Basha”, Muçollari tha se PD nuk i ka humbur zgjedhjet, pasi ato janë manipuluar. Pjesë nga biseda: Borakaj: A duhet të ishte zoti Berisha i përjashtuar nga statuti? Muçollari: Jo. Borakaj: Neni Basha. Muçollari: Ai nuk është “Neni Basha”. Borakaj: Zoti Berisha e ka quajtur kështu. Muçollari: Bëhet fjalë për një statut, për një nen të drejtës zgjedhore. Për sa kohë që OSBE-ja dhe raportet flasin për...