Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj të shkojë në Prokurori? Ja si përgjigjet kreu i SPAK
Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se nuk jep deklarata për çështje konkrete që janë në proces. I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg, ndërsa Berisha është i detyruar të paraqitet dy herë në muaj në Prokurori, Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij. “Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë dhe ta çojë çështjen edhe në gjykata më të larta”, deklaroi ai. Lidhur me pretendimet për afera ndaj kryeministrit Rama,...
Burimi:
javanews.al