“Pse ka dalë në protestë?”/ “Neomalësorja” flet pas largimit nga PS
Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, iu bashkua këtë të shtunë protestës qytetare para Kryeministrisë, pak ditë pas largimit të saj të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Prania e Koçekut në ditën e 21-të të protestës u vu re mes protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja. E rrethuar nga gazetarët, deputetja nuk pranoi të japë detaje mbi arsyet e pjesëmarrjes së saj në tubim apo të komentojë zhvillimet e fundit politike. “E kam mendjen te protesta. Ta lëmë vëmendjen te protesta. Do prononcohem në një moment të dytë”, u shpreh shkurt Koçeku. Protesta para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 21-të dhe...
Burimi:
ntv.al