“PS rrëzoi tre nisma për lehtësimin e barrës ekonomike”, Bozdo: Rama na ka lënë në mëshirë të luftës në Lindjen e Mesme
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka akuzuar qeverinë për refuzimin e tre nismave ligjore të propozuara, të cilat synonin uljen e kostos së jetesës për qytetarët. Bozdo tha se maxhoranca socialiste hodhi poshtë propozimet për uljen e çmimit të naftës përmes reduktimit të taksave, uljen e akcizës së karburanteve dhe zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese. Ai theksoi se këto masa do të sillnin përfitime të drejtpërdrejta, si ulje të çmimit të karburantit, kursime mujore për familjet dhe rritje të konkurrueshmërisë për bizneset dhe fermerët. Bozdo e cilësoi këtë vendim si politik dhe në dëm të qytetarëve, duke shtuar se Shqipëria mbetet ndër vendet me çmimet më të larta të karburanteve. “Refuzimi i këtyre nismave është një zgjedhje e pastër politike. Është...
Burimi:
javanews.al