PS propozon ndryshime në Policinë e Shtetit, më shumë kompetenca për Drejtorin e Përgjithshëm, hiqen dhe konkurset
Pa kaluar as tre vite nga miratimi, Ligji i Policisë së Shtetit ka nxjerrë në pah problematika sa i takon zbatimit të tij, por edhe ngërçe në lidhje me emërimin në pozicione të rëndësishme, duke sjellë zvarritje të procesit. Deputeti socialist Bujar Rexha ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime të ligjit aktual, amendime që prekin drejtorin e përgjithshëm, ata vendorë si dhe shefat e komisariateve. Drejtori i Përgjithshëm propozohet të mos largohet nga radhët e policisë, siç ndodh aktualisht. Ai do të mbajë gradën “Drejtues i Parë”, duke i dhënë mundësinë që të vazhdojë karrierën brenda uniformave blu, por pa të drejtë rikandidimi. Po ashtu, ai gëzon të drejtën për t’u emëruar si këshilltar ose oficer kontakti. Një tjetër propozim parashikon heqjen e...
Burimi:
vizionplus.tv