PS-PD bashkuan votat për projekt-rezolutën për integrimin në BE, Begaj: Akt i çmuar!

PS-PD bashkuan votat për projekt-rezolutën për integrimin në BE, Begaj: Akt i çmuar!

Akt të çmuar e ka cilësuar presidenti Bajram Begaj bashkëpunimin mes PS dhe PD për votimin e projekt-rezolutës për integrimin e Shqipërisë në BE. Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar.Lexo edhe :Related Posts “Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE është përgjigjja e duhur ndaj Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 dhe ndaj Raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kjo rezolutë shënon qasjen e vetme të drejtë: qasjen e bashkëpunimit, kompromisit dhe konsensusit për arritjen e këtij objektivi strategjik kombëtar. Ajo është dëshmi e pakundërshtueshme e një politike serioze...