PS-PD bashkojnë votat për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, reagon prezenca e OSBE: Forcojnë reciprocitetin midis shumicës dhe opozitës
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Sipas tyre, kjo shënon një hap pozitiv për dialogun politik dhe për funksionimin e demokracisë parlamentare. “Ndryshimet pasqyrojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, forcojnë reciprocitetin midis shumicës dhe opozitës dhe zgjerojnë hapësirën për një pjesëmarrje më aktive të të gjitha forcave në parlament. Zbatimi i duhur i Rregullores do të jetë thelbësor për të siguruar një praktikë parlamentare gjithëpërfshirëse dhe efektive dhe për të mbështetur përparimin e mëtejshëm në prioritetet e reformave të Shqipërisë”, thuhet në reagim. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv