“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

“PS nuk e mund dot askush”, Balla: Pas protestës ka aktorë të huaj dhe interesa që synojnë të dëmtojnë Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ndal te protesta dhe lëshoi akuza ndaj opozitës gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se ata janë mundur politikisht. Gjatë fjalës së tij në Kuvend Balla deklaroi me bindje se Partinë Socialiste nuk mund ta mundë askush. “Shoh që gëzoni kur në protestë thirret ‘Berisha në burg’, se e shikoni si shpëtim nga Saliu. Shkoni me shpresën që ta heqë protesta Saliun. Një gjë e arriti: juve ju mundi, ndërsa ne jo. Partinë e PS-së të Shqipërisë nuk e mund dot askush. Juve ju thonë opozitë e shitur. Çdo ditë në protestë dhe çdo ditë po thyeni kockat nga PD-ja. Jeni të gatshëm të duartrokisni këdo, mjafton të jetë kundër nesh”, u shpreh...