PS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6 institucione të tjera

PS miratohen rezolutat për SPAK-un dhe 6 institucione të tjera

Vetëm me votat e mazhorancës janë miratuar një sërë projektrezolutash dhe aktesh normative. Ndërkohë opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare. Me votat e deputetëve të Partisë Socialiste u miratuan rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së shtatë institucioneve të pavarura, mes tyre edhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithashtu u miratua edhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026, si dhe akti normativ që parashikon financimin e pjesshëm me 4.3 milionë euro të organizimit të koncertit të reperit amerikan Kanye Ëest. Votimet: Projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025 u miratua me 84 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim. Projektrezoluta për vlerësimin e...