PS e PD drejt konsensusit, gjejnë ‘gjuhën’ edhe për rregulloren e Kuvendit
Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët lidhur me rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, socialistët dhe demokratët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje edhe sa i takon rregullores se re për bashkëjetesën në Kuvend. Në mbledhje e Këshillit për Rregullore dhe Mandatet, përfaqësuesit e dy forcave kryesore kanë arritur në dakordësi për shumicën e propozimeve të njëra-tjetrës. Por pavarësisht uljes së gjakrave, sërish ka divergjenca mes tyre, ku nuk kanë arritur dakordësi për numrin e anëtarëve në Sekretariatin e Etikës, kohën në dispozicion të deputetëve në seancë dhe për raportimin e institucioneve të pavarura. Mbetet gjithashtu pa marrëveshje edhe çështja e zhvillimit të seancave plenare pas orës 22:00. Por ajo që bie në sy është se palët nuk kanë thënë fjalën e fundit...
Burimi:
javanews.al