PS dhe PD bashkojnë votat, kalon projektrezoluta për integrimin në BE, abstenon Bujar Leskaj

PS dhe PD bashkojnë votat, kalon projektrezoluta për integrimin në BE, abstenon Bujar Leskaj

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën e përbashkët mes PS dhe PD. Në këtë votim ka abstenuar vetëm Bujar Leskaj. Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, projektrezoluta kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër. Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit. Gjatë 48 orëve të fundit, Top Channel mëson se dy protagonistët e dakordësisë janë Taulant Balla dhe Gazment Bardhi. Mes tyre ka pasur një telefonatë, nga ku Balla është shprehur i gatshëm për të parë propozimet e opozitës, duke ngritur një grup pune në Komisionin e Punëve të Jashtme me Ilda Zhulalin, këshilltare e grupit të PD-së, dhe Edmond Haxhinaston nga opozita, si edhe Erion Malajn me Romina Kukon nga maxhoranca. Mësohet se...