“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook mesazhin e një të qytetari, i cili ka shprehur vlerësimin e tij për ndryshimet e ndodhura në Shqipëri ndër vite, duke theksuar se ka tentuar ta shohë realitetin nga këndvështrimi i kreut të qeverisë. Në postimin e tij, Rama e cilësoi mesazhin si një nga shumë reagimet që ka marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa shkroi: “Me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë”. Në mesazhin e qytetarit, të publikuar nga Rama, nënvizohet se për pak çaste ka provuar “t’i veshë këpucët e kryeministrit”, jo për...
Burimi:
javanews.al