Protestuesit shkojnë në “fan zone-n” e botërorit, Rama: Terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, vepruan si lëvizjet ekstremiste
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestën e zhvilluar në qendër të Tiranë, duke paralajmëruar për rrezikun që, sipas tij, paraqet gjuha e urrejtjes, intimidimi dhe linçimi publik në hapësirën demokratike. Në mesazhin e tij, Rama thekson se një nga mësimet më të rëndësishme të historisë është se ekstremizmi kërkon pushtetin duke nisur nga rruga, ku sipas tij britmat zëvendësojnë argumentin, rrethimi zë vendin e dialogut dhe intimidimi paraqitet si aktivizëm. Edi Rama: NJË NGA MËSIMET E VYERA TË HISTORISË është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën.Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe...
Burimi:
vizionplus.tv