Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora

Në ditën e 21-të të saj, protestës iu bashkua Diaspora e Shqipërisë. Në javën e tretë protesta pati pjesëmarrje masive, ndërsa është ndryshuar skenari i saj. Mijëra qyetetarë rrethuan godinën e kryeminstrisë, duke i vendosur kryeministri ultimatum për të dhënë dorëheqjen. Ata bënë thirrje që këtë të shtunë të gdhihen në Bulevard. Marshimi nisi si çdo ditë nga Sheshi Skenderbej, që është stacioni i parë i tubimit për tu zhvendosur drejt kryeministrisë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por në ndryshim nga 20 ditët e mëparshme ndaloi aty, nuk u shpërnda në rrugët e kryeqytetit. Diaspora Shqiptare erdhi ne atdhe përmes një autokolone që ka përshkuar kryeqytetet europiane, Londër, Paris, Berlin. Ata i janë bashkuar thirrjes për një Shqipëri të Re që kërkon, largimin e klasës...