Protestuesit në kor: Rama jepe dorëheqjen! Edhe studentët e diasporës do i kesh këtu

Protestuesit në kor: Rama jepe dorëheqjen! Edhe studentët e diasporës do i kesh këtu

Rama jepe dorëheqjen, Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!’ Ishte thirrja me zë të lartë e protestuesve mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Protesta e nisur në orën 18:00 vijon ende edhe tani në orën 21:40 minuta. Një student duke marrë fjalën në podiumin e improvizuar para kryeministrisë tha se studentët janë shtresa më e lënë pas dore nga kjo qeveri. Fjalimi i saj u aprovua nga të rinjtë në protest që e shoqëruan me duatrokitje. “Bursa prej vetëm 100 mijë lekësh të vjetra, nuk është ndihmë, por një tallje me studentët që luftojnë çdo ditë për të mbijetuar. Konviktet nuk janë vende ku ndërtohet e ardhmja, por godina ku shumë të rinj detyrohen të jetojnë në kushte të padenja. Kostot e jetesës janë të papërballueshme...