Protestuesit i përgatisin Ramës shkresën e dorëheqjes në ditën e 13-të

Protestuesit i përgatisin Ramës shkresën e dorëheqjes në ditën e 13-të

Edhe këtë të premte, qytetarët kanë dalë për të protestuar në kryeqytet kundër “Zvërnecit” dhe dorëheqjes së kryeministrit, Edi Rama, duke u bërë kështu demonstrata e 13-të. Sikurse ditët e tjera, fillimisht janë mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Nuk kanë munguar simbolet kombëtare dhe pankartat në të cilat shkruhen pakënaqësitë, por dhe që gjithashtu janë të frymëzuara nga meme të ndryshme për të ironizuar situaten aktuale të politikës. Po kështu, në bulevard po valëvitem dhe flamuj të SHBA-ve, ndoshta si një përgjigje për pretendimet se të rinjtë “ishin kundër amerikanëve”. Protestuesit në mënyrë simbolike, kanë përgatitur një shkresë dorëheqjeje për kryeministrin Edi Rama, duke e lënë në shkallët e zyrës së tij. Ata u përpoqen që ta ngjisin më sipër, por...