Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Një emigrant i ardhur nga Italia shfrytëzoi podiumin e protestës para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e gjithë klasës politike, duke drejtuar kritika si ndaj kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, protestuesi u bëri thirrje edhe punonjësve të administratës publike që të largohen nga postet e tyre dhe t’i bashkohen protestës. “Kam 34 vjet që rri në Itali. Edhe Berisha na ka zhgënjyer. Berisha është fajtori kryesor, edhe Edi Rama. Duhet të japin të gjithë dorëheqjen. Sot i bëj thirrje të gjithë administratës dhe të afërmve të tyre të lënë vendet e punës dhe të bashkohen me popullin dhe emigrantët, sepse ne jemi e ardhmja e këtij vendi”, deklaroi ai.