Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën kufitare të Thesprotisë, ku një 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 22-vjeçar është transportuar në spital. Dy të rinjtë kishin udhëtuar nga Kili drejt Shqipërisë dhe më pas kishin tentuar të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë, duke ndjekur një nga shtigjet malore të zonës. Ecja e gjatë dhe temperaturat e larta dyshohet se kanë rënduar gjendjen e tyre shëndetësore. Pasi kishin arritur pranë Sagiadës, 20-vjeçari ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar. Shoku i tij 22-vjeçar ka arritur të dalë në rrugën kryesore, ku ka ndaluar një kamion dhe i ka kërkuar ndihmë drejtuesit të mjetit. Menjëherë janë njoftuar policia dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë mbërritur në zonë. 20-vjeçari është transportuar me urgjencë...