Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut
Policia Kufitare e Vlorës ka shtuar kontrollet në det gjatë sezonit turistik, ndërsa vetëm gjatë muajit korrik ka bllokuar 32 mjete lundruese për shkelje të ndryshme të legjislacionit detar. Në dy raste janë vendosur edhe gjoba prej 500 mijë lekësh secila për shkelje të rënda. Patrullimet po zhvillohen në Gjirin e Vlorës dhe në zonën e Shpellës së Haxhi Aliut, ku efektivët po kontrollojnë kryesisht gomonet dhe skafet. Gjatë verifikimeve kontrollohet dokumentacioni i mjeteve, ndërsa drejtuesit këshillohen të pajisin mjetet me jelekë shpëtimi për të gjithë pasagjerët dhe të mos lejojnë turistët të ulen mbi tubolarët e gomoneve gjatë lundrimit. Kontrolle po ushtrohen edhe pranë Shpellës së Haxhi Aliut, ku Policia Kufitare kërkon që asnjë mjet lundrues të mos qëndrojë me motor të ndezur pranë...
Burimi:
javanews.al