Protestë pa afat para Kryeministrisë/ Goxhaj rikthen idenë e Berishës, flet për “mosbindje civile”: Le të na arrestojnë, nuk na i ndjen!

Protestë pa afat para Kryeministrisë/ Goxhaj rikthen idenë e Berishës, flet për “mosbindje civile”: Le të na arrestojnë, nuk na i ndjen!

Disa protestues  vijojnë qëndresën përballë Kryeministrisë me një qëllim të vetëm, të mos largohen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra. Të vendosur për të vazhduar protestën pa afat, qytetarët kanë ngritur edhe një çadër për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta dhe rrezet e forta të diellit. Mes protestuesve që kanë zgjedhur të qëndrojnë ditë e natë në Bulevard ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj, i cili ka kaluar natën përballë ambienteve të Kryeministrisë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar këtë moment si një akt të mosbindjes civile dhe qytetare. “Është bllokuar bulevardi. Ky është një mesazh. Mesazhi është që do të fillojmë mosbindjen civile. Ka ardhur policia disa...