Protestë në seancën e fundit plenare, policia rrethon zonën përreth Parlamentit
Seanca e fundit e Kuvendit ditën e sotme shoqërohet me një tjetër protestë qytetare përpara godinës së Parlamentit. Grumbullimi i së hënës shënon edhe ditën e 58 të protestës dhe pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara. Zona përreth Parlamentit është rrethuar nga policia me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.
Burimi:
javanews.al