“Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar me shqetësim rreth situatës politike në Shqipëri, ku prej 25 ditësh vijon protesta në kryeqytet. Përmes një deklarate për mediat, lideri politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u shpreh se këto zhvillime po i shkaktojnë vendit dy goditje të forta ekonomike, duke dëmtuar drejtpërdrejt dy shtyllat kryesore: turizmin dhe investimet e huaja e vendase. Ahmeti argumentoi se destabilizimi i brendshëm i Shqipërisë po inkurajohet nga faktorë të jashtëm rajonalë që synojnë të sabotojnë rritjen ekonomike të vendit. “Shqipëria po merr goditje të forta. Goditet turizmi që është industria kryesore. Fushata nisi nga Greqia. Kjo sepse Greqisë po i rrezikohet turizmi nga Shqipëria. Në Beograd është i njëjti që bën fushatën në Serbi, që...
Burimi:
javanews.al