Protestat/ Rama sjell shembullin e Francës: Dy llafe si fillim për revolucionarët…

Protestat/ Rama sjell shembullin e Francës: Dy llafe si fillim për revolucionarët…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale  ndaj debatit për mbrojtjen e zonave natyrore.  Në një postim të gjatë, Rama solli si shembull rajonin e Camargue në France,  e cila sipas tij është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës, për të argumentuar se mbrojtja e natyrës nuk nënkupton domosdoshmërisht izolimin e saj nga zhvillimi ekonomik. Sipas tij, Camargue është një model ku biodiversiteti, lagunat dhe habitatet natyrore bashkëjetojnë me turizmin, shërbimet, prodhimin tradicional dhe aktivitetet ekonomike, duke krijuar një ekonomi lokale që mbështetet pikërisht te ruajtja e peizazhit. Rama theksoi se sfida nuk është zgjedhja mes natyrës dhe zhvillimit, por krijimi i një modeli ku të dyja përfitojnë. Ai argumentoi se kur peizazhi dhe mjedisi bëhen pjesë e ekonomisë, rritet edhe interesi i komuniteteve për t’i mbrojtur...