‘Protestat po i prishin ekuilibrin’/ Paloka: Rama në hall të madh politik, sjelljet e tij tregojnë stres dhe pasiguri
I ftuar në Syri TV në një intervistë me gazetarin Arnold Kariqi, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi sjelljet dhe reagimet e fundit publike të kryeministrit Edi Rama. Sipas Palokës, qëndrimet dhe veprimet e kreut të qeverisë tregojnë se ai po kalon një periudhë të vështirë politike dhe po përballet me presione të shumta, ku protestat qytetare përbëjnë vetëm një nga faktorët. Deputeti demokrat argumentoi se nervozizmi dhe reagimet e Ramës janë shenjë e një situate të komplikuar politike, duke theksuar se zhvillimet e fundit po e vendosin kryeministrin përballë sfidave gjithnjë e më të mëdha. Intervista: Kariqi: Opozita shumë herë i ka kundërshtuar, nuk i ka votuar, por dhe e ka kërkuar të mos kalojë në parlament dhe deri tek qeveria teknike kur...
Burimi:
syri.net