Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Në rrjetet sociale po qarkullon një video propagandistike që pretendon se shqiptarët kanë “përzënë kolonët izraelitë” nga ishulli i Sazanit. Videoja e lidh protestën kundër projekteve turistike në Zvërnec dhe Sazan me një narrativë të qartë anti-Izrael. Ky nuk është rasti i parë që protestat shqiptare përpiqen të futen në një kornizë të tillë propagandistike, pas videove “Lego” me inteligjencë artificiale dhe postimeve nga faqe pro-iraniane. Në këtë mënyrë, një kauzë lokale shqiptare po përdoret nga rrjete të huaja për të prodhuar mesazhe politike që nuk lidhen drejtpërdrejt me shqetësimet fillestare të protestuesve.