Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga Greqia”, aktivistja: S’ka dialog me Ramën, ja çfarë kërkojmë
Aktivistja Luciana Koka, e ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se protesta për Rrjollin dhe Zvërnecin nuk është organizuar nga forca politike, por ka lindur si reagim qytetar Ajo gjithashtu mohoi që protesta të ketë lidhje me financime apo mbështetje nga Greqia. Duke komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, Koka u shpreh se protestuesit nuk kanë ndërmend të hyjnë në negociata, duke e krahasur me protestën e studentëve , ku sipas saj dialogu ishte një kurth. Aktivistja ka deklaruar se kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec nuk kufizohet vetëm te kërkesa për anulimin e tij. Koka tha se qytetarët kërkojnë të ndryshohet ligji për zonat e mbrojtura, ligji i investitorëve strategjikë dhe ligji i paketës së maleve. Pjesë nga biseda: Luciana...
Burimi:
vizionplus.tv