Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Gazetari Mentor Nazarko duke komentuar ngjarjen e fundit të ndodhur në Zvërnec, thekson se kemi ndërthurje gjeo-politike. Sipas tij Greqia zyrtare nuk mund ta humbiste këtë rast për të problematizuar apo për të përfshirë në listën e vendbanimeve me minoritet grek edhe Zvërnecin, edhe Nartën. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Nazarko thotë se Rama i refuzoi këto pretendime për zona minoritare dhe mbylli zhurmën e brendshme të prodhuar nga viraliteti dhe përfshirja e shërbimeve sekrete, apo konkurrentëve. “Greqia zyrtare apo politike nuk mund ta humbi një rast si ky, kur pamjet virale të një protesutesi që tërhiqet zvarrë, jo nga policia zyrtare por nga një polici private, diçka që në kohët e sotme shkon në ekranet e gjithë...