Protestat në Shqipëri! DW: Qeveria duhet të pyesë veten “Pse?“

Protestat në Shqipëri! DW: Qeveria duhet të pyesë veten “Pse?“

PAMJE NGA PROTESTA TIRANË-Protestat në Shqipëri janë në javën e dytë të organizimit. "Gen Z“ kërkon ndryshimin e kastës politike, një dukuri që ekspertët e shohin gjithnjë e më në rritje në Ballkan dhe më gjerë në botë. Kur në një ditë të nxehtë maji, një qytetar në Zvërnec u tërhoq zvarrë nga policia private, sepse po protestonte kundër ndërtimit të resortit lukoz të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në zonë, askush nuk i kishte menduar ngjarjet që do të pasonin më pas dhe që rrodhën shumë shpejt. 24 orë më vonë, pasditen e 31 majit, një grupim qytetarësh u grumbullua përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar kundër dhunës së përdorur nga policët privatë dhe mungesën e reagimit nga policia e shtetit, përfaqësuesit...