Protestat, ministri Hoxha: Nuk shoh lidhje mes tubimeve dhe procesit të integrimit

Protestat, ministri Hoxha: Nuk shoh lidhje mes tubimeve dhe procesit të integrimit

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, gjatë konferencës për mediet sot në 11 qershor u pyet dhe për protestat që po mbahen në Tiranë prej shumë ditësh. Hoxha deklaroi se nuk sheh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Shtoi se protestat janë shenjë se në vendin tonë ka demokraci. “Protestat tregojnë se qytetarët në Shqipëri kanë liri. Pra, mund të bësh kërkesa politike ose mund të sjellësh çfarë do lloj ideje. Idenë tënde ke të drejtë ta shprehësh. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit. Protesta nuk ka vetëm në Shqipëri, por ka edhe në vendet europiane dhe janë krejtësisht normale. Unë e shoh si një shembull, që duhet të...