‘Protestat, mesazh që asnjë parti nuk mund ta injorojë’, Demokratët Evropianë: Kundër Ramës dhe Berishës!
Demokratët Evropianë kanë reaguar sërish lidhur me protestat e zhvilluar në Tiranë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Demokratët Evropianë e kanë cilësuar protestën si një mesazh të fortë kundër klasës politike shqiptare. Sipas PDE/EDP, protestuesit kanë drejtuar kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, por edhe ndaj opozitës, të cilën një pjesë e qytetarëve nuk e shohin më si alternativë. Më tej në reagim thuhet se Shqipëria ka nevojë për një “rinovim demokratik” dhe jo për marrëveshje të reja mes elitave politike të konsumuara. “Mbrëmë në Tiranë, dita e 24-të e protestës dërgoi një mesazh që asnjë parti nuk mund ta injorojë. Sloganet synonin Edi Ramën dhe qeverinë e tij, por edhe një opozitë...
Burimi:
sot.com.al