“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

Analisti Albatros Rexhaj thotë se protesta e qytetarëve në fillim ishte me pjesëmarrje të madhe e paqësore, por tani ka kaluar në radikalizëm dhe nuk janë të besueshëm. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Rexhaj u shpreh se shqiptarët e kanë refuzuar gjithmonë radikalizmin dhe dhunën. Rexhaj shtoi se opozita nuk ka qenë asnjëherë më larg pushtetit se këtë kohë. “Protesta dhe opozita nuk janë e njëjta gjë. Kjo nuk ka të bëjë me opozitën. Opozita duhet të dalë me alternativa më të mira, nuk duhet të jetë politika e mohimit dhe e refuzimit, e vetmja gjë. Njerëzit, ajo pjesa që dolën në rrugë, që u deklaruan kundër qeverisë, tani te qeveria, ose te kryeministri Rama shohin njeriun racional ose të keqen...