Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca
“Shqipëria që është lodhur nga korrupsioni, arroganca dhe nga një sistem ku ligjet shkruhen për pakicën dhe faturën e paguan shumica”, tha të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, teksa reagoi pas protestës qytetare që u mbajt të shtunën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ajo tha se legjitimiteti moral i kryeministrit Edi Rama është në fazën e fundit. Deklarata e Tabakut në rrjete sociale Game Over! Loja ka Mbaruar Dje Shqipëria u derdh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dëshmuar se legjitimiteti moral i kësaj shumice dhe arroganca e kësaj qeverie kanë hyrë në fazën e fundit të tyre. Një komb i tërë zbriti në shesh për t’i treguar pushtetit se sistemi i ngritur gjatë viteve...
Burimi:
javanews.al