Protesta para Kuvendit, Berisha: Qytetarët u dhunuan nga Policia me urdhër të Ramës
Edhe pse sot deputetët demokratë nuk shkuan në parlament, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar përplasjet e protestuesve me policinë nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale. Berisha thotë se Policia e Shtetit dhunoi protestuesit me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Kreu i demokratëve kërkoi lirimin e menjëhershëm e protestuesve të shoqëruar nga policia, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’u bashkohen protestave. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh, skenat e dhunës shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin. Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me...
Burimi:
opinion.al