Protesta para Kryeministrisë/ Berisha i fokusuar në telefon, ish-kryeministri shihet duke kontrolluar edhe orën
Ndryshe nga protestat e mëparshme të opozitës, situata para Kryeministrisë duket e qetë dhe pa tensione deri më tani. Kryedemokrati Sali Berisha, i cili nuk do të mbajë një fjalim para turmës sot, është vendosur në mes të saj. Berisha është kapur nga kamerat duke qëndruar i fokusuar, herë në telefonin e tij dhe herë tek ora e dorës. Protesta, e cila duhet të niste në orën 19:00, sipas orarit të paralajmëruar zyrtarisht, nisi me vonesë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk kanë qenë më të favorshmet për demokratët.
Burimi:
sot.com.al