Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Protesta para Kryeministrisë, Alimehmeti: Mes protestuesve ka drejtorë të PS, duhet reflektim edhe te PD

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se protesta qytetare para Kryeministrisë po mbështetet nga qytetarë me bindje të ndryshme politike, përfshirë edhe përfaqësues të Partisë Socialiste. Sipas tij, mes protestuesve ka edhe drejtorë të Bashkisë së Tiranës, ndërsa në radhët e socialistëve ka nisur një proces reflektimi. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, Alimehmeti tha se protesta ka një qëllim të qartë politik, ndërsa theksoi se reflektimi duhet të ndodhë edhe brenda Partisë Demokratike. “Janë të pranishme të gjitha shtresat, të gjitha rrymat, qofshin politike, afër politikës, apo jo politike. Ka të Partisë Socialiste, ka drejtorë të Bashkisë Tiranë. Ka nga PD, nga Partia ‘Mundësia’, ‘Shqipëria Bëhet’, ‘Lëvizja Bashkë’, pra ka një larmi. Protesta...