“Protesta nuk jep ultimatum”. Deputetja e PS: Ftojmë pjesën e shëndetshme që të ulemi

“Protesta nuk jep ultimatum”. Deputetja e PS: Ftojmë pjesën e shëndetshme që të ulemi

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi, ka bërë thirrje për dialog me protestuesit, duke theksuar se shqetësimet duhet të adresohen përmes komunikimit dhe jo përmes ultimatumesh. E ftuar në “Ditarin e Pasdites” me gazetarin Pandi Gjata, Ekonomi u shpreh se procesi i reformave do të vijojë, ndërsa apeloi që “pjesa e shëndetshme” e protestuesve të ulet në tryezë për të diskutuar kërkesat dhe shqetësimet e tyre. “Unë, për ata që protestojnë në shesh, do të thosha që pjesa e shëndetshme duhet të bëhet gati të ulet dhe të krijojë një hapësirë komunikimi për të treguar shqetësimet e veta, për të parë se si mund ta bëjmë më mirë punën që është duke ndodhur. Kjo punë nuk do të kthehet mbrapa“, deklaroi ajo. Sipas Ekonomit, zbatimi...