“Protesta nuk e dëmton integrimin”, ministri Ferit Hoxha i përgjigjet gazetarëve të BE-së: Tubimet tregojnë që Shqipëria ka demokraci

“Protesta nuk e dëmton integrimin”, ministri Ferit Hoxha i përgjigjet gazetarëve të BE-së: Tubimet tregojnë që Shqipëria ka demokraci

Protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh kundër investimeve në zonat e mbrojtura nuk e pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët e Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisë shqiptare nuk i shpëtoi pyetjeve për situatën në kryeqytet. “Protestat tregojnë që ne kemi liri, pra që njerëzit mund të dalin në rrugë e të kërkojnë çfarë duan. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe negocimit në BE. Është e drejta e qytetarëve të protestojnë, ndërsa ne bëjmë punën tonë. Protestat janë pjesë e përditshmërisë, ka edhe në vendet e tjera. Në vendin tonë vetëm gjatë komunizmit nuk mund të protestonim”, u shpreh Hoxha. Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe ministri...