Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e vitit ’90-të, duhet të krijohet parti, në të kundërt s’ka sukses
Ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për protestën që po zhvillohet në Tiranë. Ai tha se protesta në Shqipëri është një gjë mjaft pozitive, pasi kështu vjen ndryshimi. Sipas Malajt, protesta e sotme është e ngjashme me atë të studentëve në vitet ’90. Malaj bëri thirrje që nga kjo protestë duhet të dalë një forcë politike, pasi nëse vijon pa organizatorë, atëherë protesta nuk do të ketë sukses real. Pjesë nga biseda: Borakaj: Dita e 10-të e protestës, si e keni parë ju? Malaj: Në lidhje me protestën, mendoj se është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një kombi. Unë kam qenë student i Dhjetorit dhe e di shumë...
Burimi:
vizionplus.tv