Protesta në bulevard, Rama: Një ekip po dëgjon me vëmendje gjithçka duhet dëgjuar
Kryeministri Edi Rama në podcasttin ‘Flasim’ tha se një ekip po dëgjon gjithçka që po bëhet te protesta në bulevard. Kreu i qeverisë shtoi se në atë protestë ka dy lloje kategorish: ata që kanë halle reale dhe pjesa tjetër janë zemërakët. “Unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi...
Burimi:
javanews.al