“Protesta, kërkon dorëheqjen e qeverisë”/ Projekti i Zvërnecit, analisti: Është shndërruar në një lëvizje me agjendë

“Protesta, kërkon dorëheqjen e qeverisë”/ Projekti i Zvërnecit, analisti: Është shndërruar në një lëvizje me agjendë

Protestat që nisën si një reagim mjedisor kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit kanë marrë një kthesë të papritur, duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë me kërkesa të forta politike. Ajo që nisi në Vlorë dhe u zhvendos në sheshet e Tiranës, tashmë po zgjerohet me shpejtësi, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë kufijve. Sipas analistit dhe gazetarit Mentor Kikia, përmbajtja e protestës nuk është më thjesht mbrojtja e peizazhit natyror Pish Porë – Nartë – Zvërnec. Kauza ka kaluar në një nivel tjetër, duke u kthyer në një lëvizje me një agjendë thellësisht politike që kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe anulimin e një sërë ligjesh të debatuara. Mes kërkesave kryesore janë shfuqizimi i ligjit për “Paketën e maleve”,...