Protesta/ Jehojnë thirrjet në Tiranë: Arrestoni Belindën! Rama dorëhiqu!
Pasi qëndruan për 2 orë para kryeministrisë protestuesit marshuan edhe pranë Ministrisë së Infrastrukturës, duke vijuar thirrjet “Arresto Belindën”. Ish-zv-kryeministrja Belinda Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Ndërkohë protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Më thirrjet e tyre “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me Ne”, “Çohuni nga kafja”, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në kryeqytet. Protestuesit që në nisje të tubimit, kanë vijuar me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”. Qytetarët, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, për keqqeverisje.
Burimi:
syri.net