“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi në dorë, po na e vjedhin
Protestat e qytetarëve, që nisën kundër ndërtimeve në Zvërnec, janë shtrirë prej ditësh në një sërë kërkesash kundër qeverisë. Gazetari Armir Shkurti deklaroi se sot qytetarët po ndihen të nënshtruar dhe të vjedhur, por edhe të shantazhuar që të mos reagojnë. “Unë jam pjesë e një zëmërate”, theksoi gazetari, teksa theksin e vendosi tek protesta, që sipas tij është një lëvizje totalisht e popullit. “Kjo është një protestë popullore dhe populli nuk është një masë homogjene. Ka njerëz që fillojnë që nga një nivel i ulët popullor e deri te akademikët. Goditja ndaj oligarkisë ishte një gjë për mua perfekte. Ne kemi në dorë votën që na e kanë vjedhur dhe këto biznese që vjedhin në emër të votës vazhdojnë e na sulmojnë. Ka njerëz...
Burimi:
vizionplus.tv