Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës, duke akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Në një postim publik, Bardhi i cili nuk ishte në protestë, e cilësoi ndërhyrjen e policisë si një “sulm çnjerëzor” dhe një akt të rëndë provokimi, ndërsa shtoi se kjo, sipas tij, tregon se kryeministri Edi Rama “ka humbur qetësinë”. Reagimi i Bardhit: Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm. Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që...
Burimi:
javanews.al