Protesta e mijëra shqiptarëve/ DW jehonë 35 ditëve tubim: Këtë regjim do ta çojmë në kazanin e plehrave

Protesta e mijëra shqiptarëve/ DW jehonë 35 ditëve tubim: Këtë regjim do ta çojmë në kazanin e plehrave

Në protestën e 35-të kombëtare, shqiptarë nga qytete të ndryshme të vendit dhe diaspora kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama, i cili këtë 4 korrik feston edhe 62-vjetorin e lindjes. Mes flamujve kombëtarë dhe pankartave nuk munguan as simbolet ironike. Protestuesit sollën një tortë ditëlindjeje, një arkivol me mbishkrimin “vdekje politike”, si edhe instalacione të tjera simbolike, përmes të cilave shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike në vend. Mesazhet nga protesta Aktivistë, aktorë, gazetarë dhe qytetarë të ndryshëm morën fjalën gjatë protestës, duke përcjellë mesazhe për situatën në vend. Mes tyre, aktori i njohur Mehdi Malkaj iu drejtua qytetarëve me një mesazh për rëndësinë e vendit, duke theksuar se atdheu duhet të jetë mbi gjithçka. “Për dashurinë jap jetën, por për Atdheun jap dashurinë”...