‘Protesta e fokusuar te dorëheqja e KM’/ Boçi: Rama në panik, kërkon t’ia hedhë fajin administratës

‘Protesta e fokusuar te dorëheqja e KM’/ Boçi: Rama në panik, kërkon t’ia hedhë fajin administratës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një intervistë për SYRI TV me gazetarin Arnold Kariqi, deklaroi se kryeministri Edi Rama po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për situatën e krijuar nga protesta, duke ia atribuar fajin administratës. Sipas Boçit, sulmet e vazhdueshme të Ramës ndaj protestës dhe protestuesve nuk kanë dhënë efektin që ai priste, ndërsa ndryshimi i fundit në retorikë është një përpjekje për të gjetur një justifikim të ri. Deputeti demokrat tha se kryeministri ka frikë nga vazhdimësia dhe zgjerimi i protestës, ndërsa interpretimet e fundit për administratën apo deklaratat e tij publike i cilësoi si tërheqje taktike. Boçi shtoi se kryeministri po përdor mediat pranë qeverisë për të ndërtuar një narrativë që synon të godasë protestuesit dhe të zbehë fokusin e protestës. Sipas...