Protesta e 8 majit, Gjekmarkaj takim në Mirditë: Të gjithë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër shpopullimit dhe braktisjes së vendit
Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Mirditë këtë të martë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përgatitjet për protestën e 8 majit vijojnë, duke ftuar mirditorët dhe të gjithë qytetarët të bashkohen. “Me Kryesinë e PD-së, në një frymë bashkimi dhe mobilizimi, po vijojmë përgatitjet dhe thirrjen drejtuar çdo mirditori për t’iu bashkuar protestës kombëtare të 8 Majit. Mirdita dhe mbarë Shqipëria janë sot përballë një momenti vendimtar. Mirditorët dhe çdo shqiptar i ndershëm janë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër regjimit të Edi Ramës, kundër shpopullimit dhe braktisjes që po i bëhet vendit tonë. Njëkohësisht, në Mirditë përmbyllet me sukses procesi i ristrukturimit të strukturave, duke hapur një kapitull të ri angazhimi, me energji të...
Burimi:
top-channel.tv