Protesta e 17 prillit/ U lanë në qeli, militantët e Berishës kërkojnë lirinë në Apel, u kapën me molotovë në duar

Protesta e 17 prillit/ U lanë në qeli, militantët e Berishës kërkojnë lirinë në Apel, u kapën me molotovë në duar

Në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për 5 protestuesit e Partisë Demokratike, të arrestuar në tubimin e 17 prillit. Kjo është hera e parë që Gjykata e Tiranës lë në burg militantë të Berishës, të ashtuquajturit si ‘grupi i zjarrit’. Të arrestuarit, akuzohen për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit”, teksa është provuar nëpërmjet provave filmike se kanë sulmuar me molotovë kryeministrisë dhe kundërshtuan forcat e policisë. Të arrestuarit1-Klement Çuçka2-Bujar Tusha3- Henri Shapllo4-Mirvel Tocilla5- Semi Bici