Protesta dhe zgjedhje! Çfarë do të ndodhë në PD-në? Berisha: Në qershor do të jetë kryengritja e radhës

Protesta dhe zgjedhje! Çfarë do të ndodhë në PD-në? Berisha: Në qershor do të jetë kryengritja e radhës

Sali Berisha TIRANË-Partia Demokratike është në prag të zgjedhjes për kryetarin e ri, ku Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e 23 majit. Këto zgjedhje, duket se kanë kaluar në plan të dytë angazhimin e partisë në protesta, ku më 8 maj u mbajt edhe tubimi i 8-të.  Vetë Berisha nga ambjentet e SPAK në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, tha se deri më 30 maj, axhenda e PD parashikon zgjedhjet për kryetar dhe Kuvendin Kombëtar. Kryedemokrati paralajmëroi se ditët e para të qershorit do të jetë edhe kryengritja e radhës. ‘Në mënyrë më të fuqishme do vijohet me protesta. Por kemi referendumin për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendi Kombëtar. Dhe këto janë procese që kërkojnë punë. Ndaj ditët...