“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

Politikani Petro Koçi komentoi protestën e cila ka hyrë në ditën e saj të 39-të, duke theksuar se ka diçka që nuk shkon kur “në një protestë bëhen bashkë ballistët e dikurshëm me ca komunistë të rinj dhe me vorioepiriotët e përhershëm”. Gjithsesi, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, Koçi theksoi se “pjesa e shëndetshme e kërkesave të protestuesve kërkon reflektim serioz”. “Ndaj protestës nuk mund të jemi as reaksionarë, që ta quajmë negative, por as naivë. Sepse të konsiderosh për shembull që në një protestë bëhen bashkë ballistët e dikurshëm me ca komunistë të rinj dhe me vorioepiriotët e përhershëm, Fred Belerët me shokë, këtu ka diçka që nuk shkon, apo jo? Do të thotë që ka disa gjenerime...