Projektligji për financimin e partive politike, Niko Peleshi kërkon opinion nga ‘Venecia’ (DOKUMENTI)

Projektligji për financimin e partive politike, Niko Peleshi kërkon opinion nga ‘Venecia’ (DOKUMENTI)

foto ilustrim: niko peleshi-kuvendi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë për opinion Komisionin e Venecias mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”. Sipas shkresës të bërë publike, Peleshi ka kërkuar vlerësimin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë projektligj, i cili synon rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e subjekteve politike në Shqipëri. Projekt-opinioni pritet të diskutohet dhe të miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12–13 qershor 2026. Letra e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi drejtuar Komisionit të Venecias: REPUBLIKA E SHQIPËRISËKUVENDIKRYETARI Prot. nr. 1892Tiranë, më 24.04.2026 Lënda: Kërkesë për opinion mbi projektligjin “Për Financimin e Partive Politike” E nderuar Zonja Presidente, Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe...